Analisti Skënder Minxhozi, i
ftuar në “Real Story” analizoi ngjarjet e 2 Korrikut 1990 kur shqiptarët mësyn
drejt ambasadave të huaja në Tiranë, si shenjë revolta ndaj regjimit komunist
në Shqipëri.
Ai tha se pikërisht ajo ditë
mund të cilësohet si një moment unikal dhe i rëndësishëm në historinë tonë
moderne.
Minxhozi theksoi se çdo popull
ka ato momente kur thirret për të dëshmuar se kush është dhe çfarë është i aftë
të bëjë për lirinë dhe të drejtat e tyre, që ishin mohuar për dekada me radhë.
““Viti 1990 ka qenë një moment
i tillë unikal dhe i rëndësishëm historinë tonë moderne, një nga ato moment kur
popujt thirren për të bërë diçka dhe për të treguar kush janë.
Në mënyrë që ne ta vendosim në
kontekst se kush jemi dhe çfarë mund të bëjmë edhe në raport me atë ngjarje, me
ato tre momente, nëse do t’i përcaktojmë se ishin kaq; një takim i Ramiz Alisë
me intelektualët, që do të thotë një premisë për të ndryshuar brenda pallatit
rregullat e lojës dhe dy lëvizja spontane, që është dy korriku, dhe dhjetori,
që ishin studentët”, tha ai.
Ai theksoi se turmat shqiptare
nuk ishin të dhunshme siç ndodhi në Rumani dhe
nuk krijoi një ndarje të prerë.
Analisti u shpreh më tej se
shqiptarët gjithmonë kanë vuajtur dhe kanë prodhuar gjysmëzgjidhje, nuk kanë
nxjerrë elita, të cilat të udhëhiqnin “turmat e egërsuara “për liri dhe të
drejta
“Viti 1990 na tregoi se nuk
ishin ata turmat e acaruara të revolucionit rumun, i cili kreu punë shpejt me
krerët e regjimit dhe ajo këputje e dhunshme dhe e përgjakshme, sido që mund ta
quajmë sot, ajo iu dha një drejtim ngjarjeve.
Ne kemi pasur gjithmonë
gjysmë-zgjidhje, që dukeshin si zgjidhje, por më së shumë në fakt ishin
vegjetime. Ne nuk kemi prodhuar as elita, ne me të drejtë si nuk reaguam dot
deri në dhjetorin e 1990 ndaj një regjimi të kalbur, kriminal dhe despotik siç
ka qenë komunizmi shqiptar, por ne duhet të shohim se edhe para Luftës së Dytë
Botërore, në atë duzinën e qeverive që shkonin e vinin brenda 24 orëve, ne kemi
qenë qesharakë. Ne nuk kemi patur elita, ne nuk kemi vetëdije kombëtare. Ne si
popull nga shumë herët kemi një defekt, i cili na pengon që të sillemi konform
lartësisë së momenteve historike ku ne kemi kaluar”, theksoi ai.
No comments:
Post a Comment