Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Ilir Demalia u kthye pas në kohë, në ngjarjen historike të 2 Korrikut 1990, kur qindra qytetarë shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat perëndimore në Tiranë, duke e cilësuar si një moment simbolik të dëshirës për t’u shkëputur nga izolimi totalitar.
Demalia theksoi se, edhe pas 35
vitesh, Shqipëria mbetet e bllokuar në mendësinë dhe pasojat e asaj kohe, për
shkak të mungesës së ballafaqimit me të vërtetën historike. Ai ngriti
shqetësimin për mos-hapjen e dosjeve dhe arkivave, duke e cilësuar këtë si një
pengesë serioze për ndërtimin e një narrative të drejtë dhe të sinqertë për të
kaluarën.
“2 korriku ishte një dëshirë
për të dalë nga izolimi. Edhe sot pas 35 vitesh jemi peng i asaj kohe, qoftë si
mendësi, si shoqëri, si politikë, edhe në jetën kulturore. Ne nuk kemi bërë një
ballafaqim me të vërtetën. Nuk duhet të krijojmë heronj. Unë jam munguar që të
gërmoj në ato dosje, dhe ne kemi këtë gjë edhe pas 35 vitesh ne nuk hapim
dosjet, sepse at fshihen të gjitha.
E komplikojnë me 2 korrikun e
Kosovës, dhe në fakt kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë. Ne duhet që të ndjekim të
gjitha ngjarjet e Evropës Juglindore, dhe ishim guri i fundit i dominosë, në
Shqipëri regjimi ra i fundit. Duhet të kuptojmë se pse na ndodh, sepse ne nuk
kemi raport me të vërtetën, sepse ne na fshehin të gjithë dokumentet. Ne nuk
bëjmë një analizë serioze për të kuptojmë realen, ne falsifikojmë mbledhjet.
Mbledhja me Ramiz Alinë ka qenë një dështim total. Ne nuk hapim arkivat, ne nuk
kemi hapur arkivat as për dhjetorin”, tha Demalia.
No comments:
Post a Comment