Dje ishte 35-vjetori i hapjes së ambasadave për shqiptarët që ishte shenja e parë e lëvizjes antikomuniste të vitit 1990, më 2 korrik.
Në
një Shqipëri të varfër e të rrënuar ekonomikisht, njerëzit shkuan drejt dyerve
të ambasadave në Tiranë të cilat iu hapën atyre portën drejt lirisë së munguar.
Analisti
Roland Bejko, i ftuar në Real Story theksoi se ngjarja e ambasadave i shkurtoi
jetën regjimit totalitar.
Ai
theksoi se goditjen e fundit regjimit komunist ia dha klasa punëtore, ndërsa
intelektualët ishin më të moderuar.
“Ngjarja
e ambasadave nuk i dha regjimit jetë, por ia shkurtoi jetën regjimit. Regjimi u
trondit në atë momente. Regjimit i dha oksigjen gushti, takimi që bëri me
intelektualët, aty regjimi filloi të merrte një farë normalitetit.
Por,
pas takimit me intelektualët ishte vizita që bëri një përfaqësi nga Kongresi
Amerikan. Grupi faktmbledhës nga Kongresi Amerikan, vunë re se regjimi kishte
tendencë për reformat, por nuk kishte shkuar në thelb të të drejtës.
Ambasadat
ishin ato, të cilat çuan vëmendjen në mediat botërore, presioni ndaj Ramiz
Alisë ishte i shumëfishtë, pastaj Ramiz Alia për këtë arsye, pas ikjes së
ambasadave, ndërmori disa reforma ishte bie fjala dha të drejtën për të marrë
vizë, çliroi ekonominë shtëpiake dhe shërbimet. Ata që i dhanë goditje regjimit
ishte e pastër fare, klasa punëtore, rreth 75% ishte nga klasa punëtore”, tha
ai.
No comments:
Post a Comment