Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, July 10, 2025

Ilir Yzeiri: Kush shiti Shqipërinë, sot del patriot televiziv!

Në episodin më të fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia bisedoi me publicistin Ilir Yzeiri për çështje historike dhe aktuale që prekin identitetin dhe drejtësinë në Shqipëri. Biseda nisi me një retrospektivë historike, për të përfunduar në një kritikë të ashpër ndaj klasës politike dhe reformës në drejtësi.

 


Ilir Demalia solli një episod të panjohur për publikun e gjerë që lidhet me përfaqësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve pas Kongresit të Lushnjës.

 

“Noli, megjithëse ishte penguar nga ministri i Brendshëm i kohës, arriti të kryesonte delegacionin shqiptar në Lidhjen e Kombeve dhe atje i mahniti të gjithë. I tha të huajve: ‘Ju thoni që ne jemi një komb mysliman, por a mundet një komb mysliman të zgjedhë në krye të delegacionit një prift ortodoks?’”, rrëfeu Demalia.

 

Yzeiri shtoi se imzot Doçi, një tjetër anëtar i delegacionit, mbajti një fjalim të përgatitur nga Atë Fishta dhe që mbrojti me dinjitet çështjen shqiptare.

 

Të dy analistët i krahasuan përfaqësuesit e atëhershëm të Shqipërisë me ata të sotëm.

 

“Fatmir Mediu shkon e thotë në Bruksel që Shqipëria nuk duhet futur në BE. A nuk është kjo tradhti ndaj interesave kombëtare?”, pyeti me ton të ashpër Demalia, duke shtuar se kodi penal parashikon ndëshkime për akte të tilla.

 

Yzeiri u ndal te hipokrizia e trashëguar nga familje që dikur kanë shitur vendin, por sot paraqiten si patriotë:

 

“Gjyshi i tyre e ka nxjerrë Shqipërinë letra bixhozi, ndërsa nipat shiten për atdhetarë. Të tillët nuk mund të merren seriozisht”.

 

Pjesa më e madhe e debatit u përqendrua në reformën në drejtësi dhe mënyrën si po zbatohet ajo. Ilir Demalia ngriti shqetësimin se reforma nuk ka ndërtuar mekanizma vetërregulluese dhe përkundrazi ka krijuar një kastë të paprekshme.

 

“Të gjithë ata që rekrutuan drejtësinë e re, janë të lidhur me pushtetin. Shumë prej tyre janë të afërm të elitës politike si Argita Berisha dhe të tjerë. Ky nuk është sistem i drejtësisë, por i kontrollit total”, akuzoi Demalia.

 

Yzeiri e mbështeti këtë qëndrim duke thënë:

 

“Ka prokurorë me 100 pikëpyetje. Ka nga ata që kanë studiuar jashtë dhe askush nuk verifikon diplomën. Gjyqtarë me të shkuar të errët në Greqi apo SHBA. Ky është sistemi që sot ndëshkon qytetarët dhe mbron të pushtetshmit.”

 

Diskutimi u përqendrua edhe te arrestimi dhe trajtimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

 

“Është marrë me dhunë dhe mbajtur në izolim pa asnjë akuzë të qartë, si në kohën e komunizmit. E njëjta gjë me Ilir Metën. Kjo është një drejtësi politike”, theksoi Demalia.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot