Analisti Arian Curri ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e deputetit. Curi theksoi se Lapajn e ka mik, por nuk e mbështet vendimin e tij për të mos u tërhequr nga ambicia që ka për karrigen e deputetit.
Arian Curi u shpreh se Lapaj ka
përdorur ndaj kundërshtarëve edhe termin "kënetë", fjalë e përdorur
edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale kundër opozitës.
Sakaq, sipas analistit, fakti që Lapaj kërkon ta nisë politikën me shkelje
premtimi, është shqetësuese.
“Adriatikun e kam mik, por më
mik kam të vërtetën. Përveç faktit të përdorimit të një termi që është marrë
nga Rama (këneta), edhe viktimizimi i tij ngjan si ai i Ramës kur do të
shpëtojë nga një situatë. Jam në një pozitë të vështirë tani, se Shabanin s’e
njoh fare.
Por thashë, filozofia na jep
këtë parim, që nëse do të gjykosh drejt, bëhu empatik, çfarë do bëje po të ishe
në këpucët e Shabanit, dhe çfarë do të bëje po të ishe në këpucët e Lapajt.
A do ndodhte kjo e gjitha nëse
Lapaj do mbante fjalën, kur disa herë thoshte s’do e marr mandatin?
E them këtë dhe pse e kam mik.
Domethënë si mund të kërkosh ta mbajnë fjalën të gjithë, përveç teje?
O ta mbajnë të gjithë, ose mos
e kërko mbajtjen e fjalës. Vjen një moment që duhet të bësh atë që ke thënë.
Dhe politika e vjetër me
politikën e re këtu ndahej. Se politika e vjetër, të tjera gjëra thoshte, të
tjera bënte.
Unë për fjalë të pambajtur, kam
djegur karrierën, kam ikur nga shumë vende se e kam parë që dikush nuk e ka
mbajtur fjalën e dhënë”, tha Curi.
No comments:
Post a Comment