Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, July 18, 2025

"Elita që nuk ndërroi asgjë: Nga PPSH tek demokracia e emëruar"

Nga Afrim Krasniqi


Retrospektivë, nëntor 1989. Shumica e atyre që njihen si VIP të elitës politike, shkencore, sociale e kulturore u nderuan me dekorata të larta. 




Ishte 45 vjetori i çlirimit. Motivacionet ndërlidhnin arritjet profesionale me ato shoqërore/politike. Një kontrast i thellë me këtë foto ilustruese të simbolit të disidencës në Çekosllovaki, e natyrisht Presidentit të saj të parë postkomunist! 


Fakt 1. Shqipëria nuk kishte disidencë, grupe civile, sindikata, grupe fetare, komunikime me perëndimin dhe as media kritike. Ishim vendi i vetëm ku nuk lejohej mendimi, besimi, pavarësia dhe pronësia. Çfarë mbetet pa to!?


Fakt 2. Një vit më vonë erdhën ndryshimet dhe demokracia do të duhej të ndërtohej nga ata që në zgjedhjet e fundit formale politike 1987 kishin votuar 100% pro PPSH. Elitat e emëruara iu përshtatën situatës së re, rikonfirmuan vetveten, por pa prekur privilegjet. Simbolikisht, asnjë nuk e ktheu/refuzoi titullin e dhuruar, dekoratën politike, nuk pati ndjesë personale dhe as reflektim. 


Fakt 3. Në shkurt 1991 rreth 723 studentë ishin në grevë urie kundër emrit të diktatorit, përballë tyre “Vullnetarët e Enverit” mblodhën mbi 700 mijë firma! Një muaj më vonë shqiptarët votuan rreth 68% pro PPSH dhe Byrosë Politike/Sigurimit. 12 muaj më pas rreth 45% e këtyre votuesve ndryshuan qëndrim 180 gradë, - ata zgjodhën të "ecnin me kohën" duke zgjedhur si gjithnjë rrugën personale më të lehtë, përshtatjen me sistemit të ri.


Kur analizohet ajo periudhë shpesh harrohen këto fakte. 


Kështu nisi.


@followers

@highlight

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot