“Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave.
Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.
Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi
thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet
ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë.
Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime
për familjen dhe miqtë e tij.
Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga
gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i
nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave
alternative ndaluese.
Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në Shtetet e
Bashkuara dhe partner i Kasowitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së
fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e
paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:
“Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj – pa akuzë dhe
kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative
ndalimi – është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të
rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha: “Vendimi i
sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes. Sot, unë duhet të
isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të
kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u
takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur
informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten.
Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që
t’i shërbej përsëri Tiranës”.
Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:
“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon
burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e
nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të
Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e
mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në
paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të
të Drejtave të Njeriut”.
Raporti i plotë për arrestimin e padrejtë të Kryebashkiakut
Veliaj mund të gjendet këtu ->
https://c212.net/c/link/?t=0&l=en&o=4455213-1&h=1132767532&u=https%3A%2F%2Fwww.kasowitz.com%2Fmedia%2Frglb15fh%2Ffinal-report-of-kasowitz-llp-and-mishcon-de-reya-regarding-spak-s-unjust-detention-of-a-democratically-elected-mayor-in-the-capital-of-albania_erion-veliaj.pdf&a=here
Kasowitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin
fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të
kryebashkiakut Veliaj”.
No comments:
Post a Comment