Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron një fund të vërtetë të programit bërthamor të Iranit, raporton partneri amerikan i BBC-së, CBS.
Trump tha se “nuk kishte thënë
që po kërkonte një armëpushim” dhe se dëshiron që Irani të heqë dorë plotësisht
nga zhvillimi i kapaciteteve bërthamore.
Ai shtoi gjithashtu se nuk
mendon që Izraeli do të ngadalësojë ofensivën e tij kundër Iranit. “Do ta
shihni gjatë dy ditëve të ardhshme. Do ta shihni. Askush nuk është ngadalësuar
deri tani”, u shpreh ai.
Trump gjithashtu premtoi se do
të “veprojë ashpër” ndaj Iranit, nëse interesat amerikane në rajon do të
goditen.
No comments:
Post a Comment