Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, June 16, 2025

Dosja “Partizani”, Berisha sëmuret dhe nuk paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion. Mësohet se kryedemokrati është me virozë.

 


Ai duhej të paraqitej këtë të hënë në SPAK, në kuadër të aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”.

 

Më 30 qershor 2025, do të mbahet seanca e parë për dosjen e ish-klubit sportiv në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Të pandehur janë marrë pesë persona, ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja. Sali Berisha do të gjykohet për veprën penale të korrupsionit pasiv. Çështja kaloi për gjykim pas rreth 7 muajsh seanca paraprake.

 

SPAK e akuzon Berishën se gjatë kohës që ishte Kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot