Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 17, 2025

Pas sulmeve iraniane, kundërpërgjigjet Izraeli/ IDF vijon operacionet në Teheran

Një valë e re raketash iraniane është lëshuar drejt Izraelit, ndërsa operacionet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vazhdojnë operacionet në Teheran. 


Shpërthime të forta janë dëgjuar në Jerusalem dhe Tel Aviv, ndërsa mbrojtja ajrore është aktivizuar. Shërbimet e emergjencës ndodhen ende në vendngjarje në disa zona të goditura në qendër të Izraelit.

 

Në Iran, shpërthime dhe zjarr i dendur nga mbrojtja ajrore janë dëgjuar në Teheran, ndërkohë që sulmet izraelite vazhdojnë. Televizioni shtetëror iranian raportoi se tre nga punonjësit e tij janë vrarë kur ushtria izraelite goditi selinë e tyre dje.

Në një intervistë televizive, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli ka dëmtuar ndjeshëm programet bërthamore dhe ato të raketave balistike të Iranit – por shtoi se forcat e tij kanë ende nevojë për më shumë kohë.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot