Të paktën 14 persona janë vrarë – përfshirë edhe një shtetas amerikan – dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga Rusia ndaj Kievit, thanë zyrtarët ukrainas më 17 qershor
Zyrtarët thanë se forcat ruse
kryen sulmin me raketa dhe dronë, duke shënjestruar disa qarqe të kryeqytetit
ukrainas.
Kryetari i Kievit, Vitaly
Klitschko, tha se nëntë persona janë plagosur në qarkun Sviatoshinski dhe 11 të
tjerë në Solomianski. Gjashtë persona janë hospitalizuar, ndërkaq edhe dy qarqe
të tjera janë përballur me shpërthime të zjarreve pas sulmeve.
Klitschko tha se një amerikan
62 vjeç “vdiq në një shtëpi në qarkun Solomianski”.
Edhe pjesë të tjera të Ukrainës
janë përballur me sulme, përfshirë edhe qytetin e Zaporizhjës, ku zyrtarët kanë
raportuar për të paktën katër sulme.
Ndërkaq, Rusia raportoi se
mbrojtja e saj ajrore ka zmbrapsur dy dronë ukrainas që ishin nisur drejt
Moskës.
Njësitë kundërajrore ruse po
ashtu kanë shkatërruar 51 dronë ukrainas mbi rajonin kufitar të Belgorodit
mbrëmjen e 16 qershorit, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Moska, që ka nisur pushtimin e
plotë të Ukrainës mbi tre vjet më parë, ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës
pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të arritur një armëpushim.
Pak përparim është bërë në procesin e paqes, përveç se palët janë pajtuar që të
këmbejnë të burgosur të luftës.
Moska ka refuzuar kërkesën e
Kievit për një armëpushim pa kushte, ndërkaq Ukraina i ka refuzuar kushtet e
vendosura nga Rusia, duke i cilësuar si “ultimatume”./REL
No comments:
Post a Comment