Një artikull i publikuar së fundmi në Fox News, që portretizon kryeministrin Edi Rama si një “autokrat” dhe opozitën si shpëtimtare të demokracisë në Shqipëri, ka ngritur dyshime për mënyrën se si ky artikull ka përfunduar në një prej platformave më të ndikuara në SHBA.
Artikulli është publikuar në rubrikën "Opinion" të
Fox News, dhe në krye mban emrin e autorit, Agim Nesho.
Kjo nënkupton se artikulli nuk është linjë editoriale e medias
amerikane Fox News, por është një opinion personal i ish diplomatit Agim Nesho,
për të cilin mund të ketë paguar para për publikimin e saj.
Prestigjozja Fox News ofron shpesh artikuj nëpërmjet një
marrëveshjeje komerciale – një praktikë që njihet si op-ed i sponsorizuar.
Kjo do të thotë se dikush mund të paguajë për hapësirën në Fox
News, jo për të informuar, por për të ndërtuar një narrativë të caktuar
politike dhe ku përgjegjësinë e shkrimit e merr drejtëpërdrejtë Autori.
Por a është ky një artikull i rregullt editorial, apo një
“paid placement”?
Kush e ka negociuar dhe paguar për publikimin e tij?
A është përdorur ndonjë kompani lobimi amerikane për të
mundësuar publikimin në një media si Fox News, e cila njihet për lidhjet me
Republikanët e Donald Trump?
Nuk njihet asnjë shembull i ngjashëm në vendet e NATO-s apo
BE-së – ku një ish-diplomat dhe zyrtar i një partie opozitare i drejtohet një
mediaje të huaj me një qëndrim të tillë ekstrem kundër vendit të vet.
Më tepër sesa kritikë ndaj qeverisë, artikulli synon të
diskreditojë Shqipërinë si shtet, ta paraqesë si një “regjim autokratik” dhe të
godasë themelet e stabilitetit të saj institucional dhe gjeopolitik.
Në të shkuarën, edhe media të tjera ndërkombëtare, kryesisht
gjermane, kanë ndërmarrë artikuj kundër qeverisë shqiptare dhe kryeministrit
Rama.
Por, ndryshe nga sot, asokohe autorësia ka qënë linjë
editoriale e medias, dhe jo opinion personal i një zyrtari të opozitës.
Kjo praktikë e rrezikshme jo vetëm që kompromenton imazhin e
vendit, por vë në pikëpyetje etikën e atyre që orkestrojnë një sulm ndaj
imazhit të Shqipërisë.
Nëse vërtetohet se artikulli është paguar, atëherë kemi të
bëjmë me një skandal të rëndë moral dhe politik, ku interesat partiake vihen
mbi interesat kombëtare.
Në demokraci, opozita ka të drejtë të kritikojë qeverinë. Por,
kur kjo kritikë kthehet në fushatë ndërkombëtare për baltosje të imazhit të
Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Kush i paguan këto artikuj? Dhe
në emër të kujt flitet kundër vendit tonë? (Voxnews.al)
No comments:
Post a Comment