Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, June 21, 2025

LaCivita godet Ramën me akuzat e PD-së së Berishës

 Chris LaCivita, strategu i njohur dhe i shtrenjtë, i kontraktuar nga PD në zgjedhjet e 11 Majit është rishfaqur sërish.

 


Në një postim në platformën X, LaCivita ka shpërndarë një shkrim të nënkryetarit të Partisë së Ilir Metës, Agim Neshos, me komentin: “Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit”.

 

Në fakt, shkrimi i Neshos është një përsëritje e akuzave të Berishës dhe Metës në drejtim të Ramës dhe të qeverisë së tij, të cilat e morën përgjigjen nga qytetarët në zgjedhjet e 11 Majit.

 

Gjatë fushatës, LaCivita nuk drejtoi komunikimin dhe strategjinë e opozitës, për të cilën u pagua shtrenjtë, por u përdor si kukull për t’i treguar shqiptarëve dhe votuesve se Berisha dhe PD ka mbështetjen e amerikanëve.

 

Ndërkohë që edhe tani pas zgjedhjesh, kur gjithçka është e qartë dhe rezultati është i mbyllur, LaCivita shfaqet sërish për t’u përdour si ‘amerikani’ që mbështet Berishën dhe Metën në luftën e brendshme politike, në një kohë që, sipas Neshos, evropianët e pranojnë dhe kanë mbyllur sytë përballë Edi Ramës.

 

Kjo rishfaqje e strategut të famshëm amerikan është ‘e justifikuar’ vetëm nëse në zgjedhjet që lamë pas Berisha dhe njerëzit e tij nuk i kanë bërë të tëra ‘shlyerjet’ tamam, kështu që ‘amerikani’ kërkon pjesën e mbetur dhe shpërndan shkrimet e Gimit të famshëm./

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot