Presidenti Donald Trump e përshkroi sulmin ushtarak të SHBA-së ndaj tre objekteve bërthamore iraniane si një “sukses spektakolar ushtarak” gjatë një fjalimi të mbajtur të shtunën në mbrëmje nga Cross Hall në Shtëpinë e Bardhë.
“Sonte mund t’i raportoj botës se këto sulme ishin një sukses spektakolar ushtarak. Objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit janë shkatërruar plotësisht dhe tërësisht,” tha Trump në deklaratën e tij të parë publike që nga momenti kur u ndërmorën sulmet.
Ai paralajmëroi gjithashtu se SHBA mund të godasë objektiva të
tjerë nëse Irani nuk zgjedh paqen, duke mbështetur një zgjidhje diplomatike pas
vendimit të tij për të goditur tri qendra bërthamore iraniane të shtunën.
“Irani, bullizuesi i Lindjes së Mesme, duhet tani të zgjedhë
paqen. Nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”, tha
Trump. “Kjo nuk mund të vazhdojë. Do të ketë ose paqe, ose një tragjedi për
Iranin, shumë më e madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit. Mbani
mend, ka ende shumë objektiva të tjerë”.
Trump paralajmëroi se SHBA mund të “godasë ato objektiva të
tjerë me saktësi dhe shpejtësi”, duke shtuar se kjo mund të realizohet “brenda
pak minutash”.
Pas fjalimit, Trump u shpreh në rrjetet sociale me një
paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke premtuar një hakmarrje dërrmuese nëse
Irani përgjigjet me forcë.
No comments:
Post a Comment