Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 19, 2025

“Sudani po vdes në heshtje”, Gjoni: Askush nuk flet për tragjedinë që tejkalon Gazën

Në emisionin “N’xhiro me Syçin” nga Ilir Demalia, ekspertja e sigurisë Juxhina Gjoni analizoi tensionet në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e tyre në ekuilibrin global. Gjoni shtroi pyetjen nëse konflikti është për armët bërthamore apo për dominimin rajonal, duke evidentuar rolin e fuqive si SHBA, Kina, India dhe superfuqitë rajonale si Izraeli, Irani dhe Arabia Saudite.

 


Sipas Gjonit, "SHBA ka bërë gabime të njëpasnjëshme në politikën ndaj Iranit, që nga 2003 kur u lejua programi bërthamor, te marrëveshja e 2015 me Obamën, e deri te tërheqja e Trump." Ajo theksoi se përpjekja për të ndalur programin bërthamor iranian është vetëm një pretekst, pasi objektivi real është rrëzimi i regjimit teokratik të Iranit dhe forcimi i hegjemonisë izraelite në rajon.

 

Në vijim, Gjoni përmendi faktorë të tjerë destabilizues si Hezbollahu, Huthit, përfshirja e Pakistanit dhe mundësia për ndarje territoriale në Baloçistan e Kashmir. Ajo nënvizoi edhe pozicionin e Turqisë si vend anëtar i NATO-s që, ndonëse solidarizohet me Palestinën, përfiton nga lufta izraelito-iraniane.

 

“Kriza mund të sjellë rritje të çmimeve globale të energjisë, një cikël të ri inflacioni dhe rënie të besimit të investitorëve,” paralajmëroi Gjoni. Ajo e quajti këtë një garë të re armatimesh që po ndodh edhe në Ballkan, me përmendje të veçanta për Serbinë, Kroacinë dhe Greqinë.

 

Në fund, Gjoni vuri theksin tek ndikimi i konflikteve në tregtinë botërore, duke përmendur rëndësinë strategjike të ngushticës së Hormuzit dhe luftën civile në Sudan. “Ndërkohë që bota flet për Gazën, në Sudan po ndodh një tmerr i vërtetë, por askush nuk flet,” tha ajo.

 

Kritike ndaj hipokrizisë perëndimore, Gjoni përfundoi: “Nëse bëjmë kompromise me parimet, nuk do të kemi më të drejtë.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot