Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 19, 2025

Juxhina Gjoni: Nëse largohet NATO, Kosova nuk mbijeton

“Panorama e vitit 2025 është trishtuese,” tha Gjoni, duke theksuar se Kosova mbetet e paqëndrueshme politikisht, pa ura komunikimi mes institucioneve dhe një opozitë që “pret të ndodhë ndonjë qamet për të dalë fitimtare nga rrënojat.”

 


Sipas saj, Serbia ka një pozicion më komod në rajon për shkak të lidhjeve me Rusinë dhe interesave ekonomike të Perëndimit. “Bashkimi Europian predikon për klimën, por nën tavolinë bën marrëveshje me Serbinë për minierat e litiumit,” tha Gjoni, duke vënë në dukje interesin ekonomik të fuqive të mëdha si SHBA për burimet natyrore të rajonit.

 

Ajo u shpreh kritike ndaj elitës politike në Kosovë dhe qasjes së kryeministrit Kurti: “Kemi një përplasje të axhendës personale të Kurtit me atë kombëtare. Kosova është produkt i Amerikës, dhe pa SHBA-në nuk do të ishte kurrë shtet.” Gjoni theksoi se mungesa e bashkëpunimit dhe polarizimi në veri të Kosovës nuk kanë sjellë zgjidhje, përkundrazi, kanë thelluar ndarjet.

 

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ajo deklaroi: “Nëse NATO dhe Amerika largohen nga Kosova, nuk e di si përfundon Kosova. Nuk jemi në gjendje as të mbajmë një armë, le më të mbrojmë veten.”

 

Ajo kritikoi edhe mosunitetin shqiptar: “Është skandal që Kurti nuk e uroi Ramën për mandatin e tij të ri. Për imazh dhe për rajon, vëllazëria shqiptare duhet të jetë më solide.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot