Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 19, 2025

Gjoni: Rreziku më i madh nuk vjen nga Rusia, por nga Irani me armët bërthamore

Në një intervistë për emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, ekspertja e sigurisë dhe diplomacisë transatlantike, Juxhina Gjoni, bëri një analizë të thelluar mbi zhvillimet globale, kërcënimet e mundshme nga Irani, pozicionin e dobët të Ballkanit dhe interesat gjeostrategjike të fuqive të mëdha.

 


Gjoni ngriti shqetësimin se rreziku më i madh nuk vjen më nga Rusia dhe Ukraina, por nga Irani. Ajo tha se “frika më e madhe është frika e një sulmi nuklear”, duke theksuar se Irani mund të ketë tashmë bombën bërthamore dhe kapacitetin për të goditur objektiva në Europë.

 

“Nuk do të kishte fitues në një konflikt bërthamor. Do të ishte një shkatërrim i dyanshëm”, tha Gjoni, duke theksuar rrezikun edhe për Shqipërinë për shkak të afërsisë me zonat e goditshme.

 

Duke kaluar te Ballkani, Gjoni u ndal te dobësitë e brendshme: “Kosova nuk ka qeveri të konsoliduar, Shqipëria s’ka ura komunikimi me të dhe Serbia po shfrytëzon aleancat me Rusinë”. Ajo theksoi se fuqitë e mëdha mund të tolerojnë lëshime ndaj Serbisë për të mbyllur një marrëveshje më të madhe me Iranin.

 

“Në këtë realitet politik, lufta është për tregje dhe përfitime financiare. Nuk ka më moral. Ai që ka forcën, e bën edhe të drejtën vetë”, u shpreh Gjoni, duke kritikuar qëndrimet idealiste të liderëve shqiptarë.

 

Ajo e përmbylli me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Nëse ti nuk sjell asgjë në tavolinë, je askush. Lëre moralin! Ne nuk kemi as fuqinë për të bërë moralin”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot