Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 19, 2025

Paralajmëron Juxhina Gjoni: Lufta e Tretë Botërore është lufta e dronëve dhe teknologjisë

Në emisionin “N'xhiro me Syçin”, eksperta e diplomacisë publike dhe sigurisë transatlantike, Juxhina Gjoni, analizon situatën aktuale ndërkombëtare dhe pritshmëritë për hapat e ardhshëm në konfliktet kryesore globale.

 


Ilir Demalia: “Kush do të jetë hapi i mundshëm në ditët në vijim? A do të përshkallëzohet konflikti apo do të ketë rrugë të tjera si sulme kibernetike apo përfshirje të NATO-s?”

 

Juxhina Gjoni: “Jemi në epokën e paparashikueshmërisë, por mendoj që opsionet janë të dyfishta. Njëra është rrëzimi i regjimit nga brenda, siç ndodhi në Siri, dhe tjetra përfshirja e NATO-s apo e Kombeve të Bashkuara në një mision paqeruajtës, si në Irak. Irani ka një strukturë unike etnike dhe kulturore, që i mundëson të prodhojë liderë që mbajnë vendin të unifikuar, dhe SHBA-ja mbetet aktori kryesor atje.”

 

Gjoni thekson rreziqet e sulmeve hibride dhe kibernetike që mund të përhapën në zona të ndryshme të konfliktit, duke vënë në pah se goditjet ndaj infrastrukturës energjetike nuk janë të mençura për shkak të ndikimit global të çmimeve.

 

Në lidhje me rajonin e Lindjes së Mesme, ajo parashikon një vazhdimësi të konfliktit me përqendrim më shumë në sulme ajrore sesa tokësore dhe rënie të regjimeve aktuale.

 

Demalia: “Si e shikoni rolin e fuqive të mëdha dhe të NATO-s në krizën aktuale?”

 

Gjoni: “Samiti i NATO-s në fund të qershorit do të fokusohet tek rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, me 3.5% për armatim dhe 1.5% për infrastrukturë dhe logjistikë. Ndërsa për Ukrainën, mendoj se do të ketë një shtyrje të përkohshme të aspiratave euroatlantike, për të krijuar hapësirë për negociata paqeje.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot