Report TV bën me dije se SPAK ka zbuluar një tjetër episod të dyshuar korrupsioni që i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi.
Bëhet fjalë për një kartë
tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të
ndryshme.
Po sipas burimeve të Report TV,
karta bankare i është vënë në dispozicion Kryemadhit dhe Metës nga biznesmeni
Adrian Shatku.
Nga hetimet paraprake më herët
u zbulua një kartë tjetër “amerikan ekspress” që ishte përdorur dhe vënë në
dispozicion nga i njëjti biznesmen.
Po ashtu sipas burimeve, SPAK
pritet të saktësojë për Metën episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI, pasi
nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja mbi pagesat dhe kontratën.
No comments:
Post a Comment