Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 20, 2025

Evropianët synojnë zgjidhje diplomatike ndërsa takohen me diplomatin më të lartë të Iranit

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka planifikuar të takohet sot në Gjenevë – me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit, sipas AP.

 


Megjithatë, Araghchi tha se vendi i tij nuk po kërkonte negociata me askënd – për sa kohë që Izraeli vazhdonte sulmet ndaj Iranit.

 

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, i cili do të takohet me Araghchi së bashku me homologët e tij francezë dhe gjermanë dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas – tha se ekzistonte një mundësi për të arritur një zgjidhje diplomatike – brenda dy javëve të ardhshme.

 

Bisedimet do të jenë takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë që nga fillimi i konfliktit.

 

Lammy po udhëton në Gjenevë pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe të dërguarin e presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, në Uashington.

 

Trump tha të mërkurën se do të vendoste brenda dy javësh – nëse ushtria amerikane do të përfshihej apo jo drejtpërdrejt në luftë – duke pasur parasysh “shansin e konsiderueshëm” për negociata të reja mbi programin bërthamor të Teheranit.

 

“Tani është koha për t’i dhënë fund skenave të rënda në Lindjen e Mesme dhe për të parandaluar një përshkallëzim rajonal që nuk do të ishte në dobi të askujt”, tha Lammy.

 

Izraeli tha se nisi fushatën e tij ajrore, javën e kaluar – për të ndaluar Iranin në ndërtimin e armëve bërthamore.

 

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës negociuan për mundësinë e një marrëveshjeje të re diplomatike mbi programin e Teheranit, megjithëse Trump ka thënë se fushata e Izraelit erdhi pas një afati 60-ditor që ai vendosi për bisedime.

 

Evropianët janë të gatshëm të negociojnë

 

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë pranoi se pas disa vitesh përpjekjesh për të lehtësuar shqetësimet në lidhje me mundësinë e Iranit për të ndërtuar një armë bërthamore nuk kanë pasur sukses -ndersa shtoi se ia vlen të bisedohet tani.

 

“Nëse ka një vullnet serioz dhe transparente nga ana e Iranit për të hequr dorë nga programi bërthamor – atëherë ekziston një shans real për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj lufte, dhe për këtë, çdo diskutim ia vlen” tha Johann Wadephul në një podcast të publikuar nga transmetuesi MDR të premten.

 

“Zyrtarët amerikanë jo vetëm që janë në dijeni të bisedimeve, por i mbështesin plotësisht ato – dhe për këtë arsye Irani tani duhet ta kuptojë se duhet t’i qaset këtyre diskutimeve me seriozitet dhe besueshmëri të re”, shtoi Wadephul.

 

Përpara udhëtimit në Gjenevë, Wadephul tha se evropianët ishin të përgatitur të zhvillonin bisedime të mëtejshme – nëse Irani tregonte vullnet serioz për t’u përmbajtur nga çdo pasurim që mund të rezultonte në armë bërthamore.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot