I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV me gazetarin Roland Qafoku, Fatbardh Kadilli ka folur për disa nga figurat kryesore të opozitës, Belind Këlliçin dhe Gazment Bardhin.
Për Këlliçin, Kadilli u shpreh
se nuk ka asnjë pritshmëri politike:
“Djalë i informuar, e kam edhe
mik, rrimë shpesh bashkë, por politikisht nuk pres asgjë nga ai. I ka pasur
mundësitë, nuk i ka përdorur. Nuk ka treguar vullnet për të ndryshuar gjëra.”
Ai e akuzoi Këlliçin për
mungesë qëndrimi në momentet kritike për Partinë Demokratike:
“Në vitin 2021, pas një
humbjeje të dytë, kur u përsërit e njëjta mazhorancë dhe e njëjta opozitë,
duhej mbajtur një qëndrim.
Ai zgjodhi të bie dakord
fillimisht me Bashën, pastaj me Berishën. Kështu bëri edhe gjithë Forumi Rinor.”
Ndërsa për Gazment Bardhin,
Kadilli u shpreh se e ka vlerësuar si zyrtar, por jo si politikan me vizion të
pavarur:
“E kam njohur si zyrtar në
Ministrinë e Drejtësisë, shumë i përgatitur, sistematik. Por në politikë,
pyetja është: Pse je aty? Ai ka qenë shërbëtor i Lulzim Bashës.
E kam thënë edhe në kryesi,
madje debatet nuk i kam pasur me Bashën, por me Bardhin.”
Kadilli theksoi se Bardhi ka
qenë pengesë për reformimin e partisë dhe refuzues ndaj propozimeve të tij për
ndryshime statutore:
“Pas garës për kryetar, unë
çova propozimet e mia politike për ndryshime statutore. Të gjitha i hidhte
poshtë me arrogancë.”
No comments:
Post a Comment