Në fjalën e shkurtër, mbajtur në 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, përshëndeti në mënyrë të veçantë dy figura socialiste si ish-ministrja e Jashtme Arta Dade dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi.
Me humor, Rama iu drejtua Dades, “zysh Arta që nuk më ndahet”
ndërsa për Gramoz Ruçin u shpreh se nëse ai do të mungojë një ditë, është një
mesazh që punët në PS nuk po shkojnë mirë.
“Por deri atëherë nuk do të jem dhe unë”, tha Rama.
Kryeministri, ndër të tjera në fjalën përshëndetëse, kërkoi
nga deputetët që të evidentojnë në terren nga skuadrat mbështetëse që punuan në
gjithë territorin gjatë zgjedhjeve të 11 majit, njerëzit më të talentuar e të
përkushtuar me qëllim që ti bashkohen grupit të punës për procesin e
anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Rama tha se kapitali njerëzor i duhur do të shërbente për
adresimin e shumë detyrave që mbeten për tu realizuar nga njësitë e pushtetit
vendor.
“Ne do duhet të qëmtojmë për të identifikuar më të mirët e
mundshëm për t’i ngarkuar me përgjegjësi në një proces që do të kërkojë
angazhim në të gjitha nivelet.
Nuk është përgjegjësi vetëm i deputetëve, parlamenti por
proces i shtrirë në gjithë territorin ku përfshihen dhe njësitë e pushtetit
vendor dhe ku shumë nga detyrat mbeten për tu adresuar por për të qenë si
duhet, na nevojitet kapital njerëzor i duhur.
Do të jemi në gjendje që t’i japim një forcë të madhe PS për
tu mbështetur tek njerëzit më të talentuar në territor”, tha Rama.
Edi Rama: Parlamenti duhet të bëhet shtylla e procesit të
anëtarësimit. Si rezultat i mirëorganizimit në gjithë territorin dhe betejën e
bërë me përkushtim, kemi dhe një skuadër mbështetëse jashtëzakonisht premtuese
në të gjitha njësitë administrative ku PS është angazhuar gjatë këtyre muajve
të grupeve të kandidateve për deputetë.
Ne do duhet të qëmtojmë për të identifikuar më të mirët e
mundshëm për t’i ngarkuar me përgjegjësi një proces që do të kërkojë angazhim
në të gjitha nivelet.
Nuk është përgjegjësi vetëm i deputetëve, parlamenti por proces i shtrirë në gjithë territorin ku përfshihen dhe njësitë e pushtetit vendor dhe ku shumë nga detyrat mbeten për tu adresuar por për të qenë si duhet, na nevojitet kapital njerëzor i duhur.
Do të jemi në gjendje që t’i japim një forcë të madhe PS për
tu mbështetur tek njerëzit më të talentuar në territor.
Përshëndes dy njerëz që po shoh këtu, dy ekstreme, zysh Arta
që nuk më ndahet dhe shoku Gramoz që sa herë e shoh në oborrin e shtëpisë them
se PS është në rrugën e duhur. Shqetësohuni kur mos të jetë, por deri atëherë
s’do jem as unë. Përshëndes si gjithmonë dhe gratë e vajzat, që sic e tregoi 11
maji, kush u mbështet tek vajzat fitoi.
No comments:
Post a Comment