Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur gjatë ceremonisë së 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, vlerësoi fitoren e fundit të PS në zgjedhjet e 11 majit si një “fitore domethënëse” që ngarkon forcën politike me një përgjegjësi më të madhe se kurrë më parë.
“Ne nuk i jemi shmangur asnjëherë përgjegjësive që sjellin
fitoret – përkundrazi, nuk lodhemi së fituari sepse nuk lodhemi së reflektuari
dhe ngarkuari me detyra,” deklaroi Rama. Ai e cilësoi këtë fitore si një mandat
të jashtëzakonshëm besimi nga qytetarët, duke e lidhur atë me objektivin madhor
të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.
Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te përbërja e re e grupit
parlamentar të PS, i cili përfshin 83 deputetë. Ai theksoi se më shumë se
numrat, vlen cilësia dhe shpërndarja e tyre në territor, duke e cilësuar grupin
si “skuadër të re” me një ekuilibër mes përvojës dhe përfaqësimit që mund të
përballojë sfidat që vijnë përpara.
“Parlamenti do të jetë shtylla kryesore e procesit të
integrimit në BE,” theksoi Rama, duke e bërë të qartë se suksesi në këtë
drejtim do të varet nga përmbushja e reformave të brendshme.
No comments:
Post a Comment