I ftuar në A2 CNN, analisti Ilir Demalia komentoi deklaratat e Partisë Demokratike për ekzistencën e një videoje që, sipas tyre, tregon për blerje votash nga Partia Socialiste.
Ai u shpreh se kjo nuk përbën një aksion opozitar, por është një veprim i dëshpëruar i liderit historik të PD-së, Sali Berisha.
“S’është aksion opozitar, është gjendje e dëshpëruar e vetë Berishës, i cili ka ngarkesat e veta përballë drejtësisë,” u shpreh Demalia. Sipas tij, Berisha është në pritje të gjykimit për çështjen "Partizani" dhe po e kupton se nuk ka më mundësi të rikthehet në pushtet.
“Berisha është një shpifës permanent. Ai bën politikë vetëm
përmes shpifjeve,” deklaroi Demalia, duke shtuar se kreu i Rithemelimit po
përdor çdo mjet për të shpëtuar veten dhe jo për të ndërtuar një opozitë reale.
“Do ta marrë partinë në varr me vete, shtoi Demalia, “sepse
edhe po iku ai, nuk ikin 'galloshet' e tij që kanë mbetur aty.”
Ndiqni intervistën e plotë
No comments:
Post a Comment