Mediat serbe e cilësuan si një “ferr të vërtetë” atë që ndodhi në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke u munduar të ekzagjeronin çdo gjë që ndodhi gjatë sfidës, edhe pse në fushë u tregua e kundërta.
Por ishte vetë trajneri i
ekipit serb, Dragan Stojkoviç që i nxori blof mediat, duke e cilësuar
atmosferën në stadium si të mrekullueshme dhe se do kërkonte që e njëjta gjë të
ndodhet dhe në Serbi.
Një gjë të tillë e tregoi dhe
legjenda serbe e tenisit, Novak Djokoviç, i cili me anë të një postimi tregoi
respekt për shqiptarët dhe sjelljen e treguar në fushë nga ana e futbollistëve.
“Respekti dhe loja e ndershme
është gjithmonë e mundur! Urime të përzemërta të dyja ekipeve për sjelljen”,
shkruhej në postimin e tenistit.



No comments:
Post a Comment