Sali Berisha nuk bën asnjë hap pas nga nxirja e Shqipërisë brenda dhe jashtë shtetit si një vend që drejtohet nga narkoshteti, ku bandat janë më të fuqishme se ligji.
Në konferencë për mediat sot,
Berisha ritheksoi se “farsa elektorale dhe këto zgjedhje nuk do njiheshin
kurrë”.
"Këto zgjedhje nuk njihen
kurrë, janë farsë dhe jo zgjedhje. Kjo farsë nuk njihet kurrë....Shqipëria
është free, është toka e kokainës. Këtu qeveria, shteti janë të zhytur në
pluhur të bardhë. Duhet të vijnë nga Italia, Finlanda, Gjermania për të kapur
drogën. Se ndryshe këta që marrin rroga? 7 mijë euro në muaj marrin, e s’u
dalin se i kanë për kafe", deklaroi Berisha.
Berisha vijoi të këmbëngulte
për ‘trenin bullgar’ edhe pse zyrtarisht i është rrëzuar nga organet
ligjzbatuese.
“Herën tjetër do paraqes tenin
bullgar me të gjitha faktet dhe provat. Asgjë që shfaq KQZ nuk qëndro, janë
falsifikime, fletët mungojnë, janë shumë. Ku janë fletët. U hapën 4 kuti në
Vlorë, u gjeten 500 e ca fletë tepër? 450 fletë. Kutia e tërë, në do bajmë
autopsinë e kësaj farse para jush, qytetarëve e komunitetit ndërkombëtar."
No comments:
Post a Comment