Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 10, 2025

Dashnor Sula: PD-ja është kthyer në një bunker me Sali Berishën brenda

Në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, i ftuar ishte deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Gjatë bisedës, Demalia theksoi rolin kritik të Sulës brenda PD-së ndër vite, duke theksuar se përpjekjet e tij nuk janë përkrahur nga të tjerë: “Gjithmonë ke qenë një zë ndryshe në PD, por pa arritur dot qëllimin, jo për fajin tënd, por sepse munguan zëra të tjerë që të bashkoheshin.”

 


Demalia kritikoi gjendjen aktuale të partisë, duke thënë se është “në një gjendje shumë të rëndë”, ku nuk ekzistojnë më vlera dhe zëra të lirë, por vetëm një “bunker i mbyllur me Sali Berishën brenda”.

 

Në përgjigje, Sula theksoi se Partia Demokratike është ende një vlerë për shumë shqiptarë që e besojnë dhe e respektojnë atë. Ai kujtoi periudhën e vështirë të komunizmit, duke e krahasuar me sfidat që vendi ka përjetuar dhe me nevojën për vlerësim të punës së fshatarëve: “Shqipëria ka hequr shumë. U shkatërruan të mbjella, u hoqën bagëtitë, edhe pulat. S’kishim as për të pjekur bukën.”

 

Sula përmendi si një nga arritjet e qeverisjes së PD-së subvencionimin e bujqësisë në vitin 2005: “Ishte një ndër gjërat më të mira që u bë, mbështetja për ullinjtë dhe pemët arrorë.” Ai tregoi se ishte ndër të parët që e ngriti këtë çështje në grupin parlamentar, pavarësisht talljes fillestare nga disa kolegë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot