Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, June 10, 2025

Dashnor Sula nuk kursehet: Berisha dhe klanet po fundosin përfundimisht PD-në

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, komentoi situatën aktuale brenda PD-së dhe rolin e disa prej figurave kryesore. Sula theksoi se disa deputetë që dikur kishin garanci për vota, si Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, janë larguar nga listat e kandidatëve, ndërsa kjo tregon një mungesë të vullnetit për ndryshim të vërtetë.

 


“Berisha i ka vënë në lista të hapura ata që mendonte se nuk fitojnë, dhe ty që ishe i sigurtë të hoqi fare nga kandidimi,” tha Demalia, duke iu referuar situatës brenda PD-së.

 

Sula ndërkohë shtoi se figura si Tabaku dhe Alimehmeti duhet të kishin treguar më shumë shtyllë kurrizore ndaj Berishës. “Pjesa më e madhe e PD-së në Tiranë janë njerëz që nuk trubullojnë ujin,” shtoi ai, duke shprehur shqetësimin për mungesën e guximit brenda strukturave të partisë.

 

Në bisedë, Sula sqaroi edhe qëndrimin e tij për Berishën: “Nuk kam asnjë problem personal me Sali Berishën, ai ka qenë babai ynë shpirtëror dhe ka bërë shumë për bashkimin e opozitës.” Megjithatë, sipas tij, koha ka ardhur për një reformim total të PD-së: “Në zgjedhjet e ardhshme, me këtë gjendje, nuk do kalojnë 30 deputetë. Partia duhet të reformohet nga seksionet e grupseksionet, degët dhe gjithë strukturat.”

 

Sula u shpreh optimist por kritik për të ardhmen: “Nëse nuk ka zëra për ndryshim, shtatori dhe tetori do të jenë muajt që përcaktojnë fatin e PD-së. O do pastrohet, o do të mbetet si lluc e llum.”

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot