Ilir Demalia nis diskutimin duke pyetur për marrëdhëniet e kryeministrit Rama me ndërkombëtarët. Dashnor Sula shprehet me sinqeritet:
“Rama për mua është i dështuar
brenda Shqipërisë, por është i shkëlqyer me ndërkombëtarët,” – thotë ai, duke
shtuar se kryeministri zotëron një aftësi politike të rrallë në ruajtjen e
ekuilibrave pa përdorur dhunë apo metoda ekstreme.
Sula përshkruan më tej Ramën si
“një mjeshtër me metodat e veta”, që di të ruajë stabilitetin politik dhe
social në vend. Megjithatë, ai vë në dukje se kjo aftësi politike nuk
përkthehet në rezultate pozitive për Shqipërinë në përgjithësi.
Në vijim, debate të ashpra u
ngritën për çështjen e moralit në politikë dhe rolin e SPAK-ut në luftën kundër
korrupsionit. Sula thekson:
“Unë kam folur vetëm një herë
për bashkëshorten e Veliajt dhe kërkova falje për këtë, sepse nuk mund të them
gjëra që nuk i di dhe që nuk janë të vërteta. Në politikë duhet të flasësh me
parime, jo me thashetheme.”
Demalia e pyet lidhur me
operacionin e SPAK-ut dhe arrestimet për kontrabandë cigare, ndërsa Sula
refuzon të japë emra konkretë, duke nënvizuar mungesën e fakteve të sigurta:
“Unë nuk di kush është nipi apo
dhëndri, nuk dëgjoj thashetheme. Përmendja e oligarkëve duhet të jetë me emra
të qartë, jo të përgjithshëm.”
Deputeti vijon duke theksuar se
politika ka krijuar një atmosferë ku bizneset e vogla janë të detyruara të
lëvizin në një fushë të vështirë rregullash dhe “ajo që quhet oligarki” shpesh
është një koncept i tejfryrë nga politika.
Dashnor Sula thekson distancën
e tij nga çdo përfshirje personale apo favore politike, duke deklaruar:
“Nuk kam asgjë me Zamir Manën,
Çat Kastratin apo Bashkim Ulen, sepse këta nuk ndikojnë direkt në politikë për
të blerë deputetë apo favore. Nuk më ka dhënë askush litër naftë apo favor të
tillë.”
No comments:
Post a Comment