Në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalin, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, foli me kritika të forta për ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, dhe zhvillimet brenda partisë.
“Unë e kam thënë gjithmonë,
edhe Bashës ia kam thënë, edhe medias, edhe Berishës dhe të gjithëve, Basha nuk
ka qenë kurrë kryetar partie,” tha Sula duke e konsideruar atë thjesht
“administrator e një shoqërie tregtare”. Sipas tij, Basha ka qenë “si
administrator që rrëmben pak, por është i kënaqur dhe pronari është i lumtur
sepse del me fitim”.
Ilir Demalia e pyeti nëse Basha
kishte ndonjë rol vendimmarrës, ndërsa Sula iu përgjigj: “Ky ka qenë më shumë
një fasadë, nuk ka marrë vendime me kokë të tij. Ndërkombëtarët takonin Berishën,
ndërsa Basha nuk dinte të mbante konferencë për shtyp.”
Në diskutim doli edhe data 17
maji 2017, kur sipas Sulës, Basha “e ka shit partinë”, duke sjellë në vëmendje
një situatë ku Basha “natën në shtëpi duhej të dilte në tualet për të urinuar”,
si pasojë e stresit dhe presionit.
Sula gjithashtu tha se
“ambasada amerikane dhe ndërkombëtarët, dy javë para zgjedhjeve, kishin
informacion që Berisha dhe bashkëpuntorët e tij po përgatitnin qeverinë e re”,
duke theksuar se PD-ja kishte qenë shumë pranë fitore në zgjedhjet e 2021-ës.
Në fjalën e tij, Sula theksoi
edhe marrëveshjet e brendshme dhe marrëdhëniet me PS-në, duke shpjeguar se
Basha “ka qenë vetë ai që ka bërë listat e kandidatëve, duke futur njerëz për
kamuflim”.
Ilir Demalia i kërkoi Sulas të sqarojë
më tej: “Pse ndodhi që mbas një ore nga deklarimi i zgjedhjeve u thanë
fituesit?”, duke e lënë të hapur këtë dilemë për audiencën.
No comments:
Post a Comment