Sali Berisha vijon të sillet me cinizëm ndaj demokratëve, duke u fshehur pas retorikës boshe dhe duke refuzuar të thotë të vërtetën përballë një realiteti të hidhur: nën drejtimin e tij, Partia Demokratike më 11 maj pësoi një nga humbjet më të thella që nga vitit 1997.
Megjithatë, në vend që të pranojë përgjegjësinë dhe të hapë
rrugën për ndryshim në opozitë, ai zgjedh të flasë për protesta brenda dhe
jashtë Shqipërisë, të cilat nuk prodhojnë asgjë pozitive për PD-në.
Protestat është konsumuar në të shkuarën, duke u përdorur
vazhdimisht për të mbuluar krizën e brendshme në PD dhe për të shmangur
përballjen me realitetin politik. Ato nuk kanë prodhuar ndryshim dhe nuk kanë
rritur mbështetjen e publikut për opozitën. Përkundrazi, ato janë kthyer në një
mënyrë për të mbajtur gjallë lidershipin e partisë, duke e shtyrë atë në gabime
të vazhdueshme me justifikimin se kemi demokratët nga prapa që na përgjigjen
për protesta.
Kjo është një tallje e pamerituar me demokratët, të cilët
kanë sakrifikuar, kanë qëndruar besnikë dhe kanë shpresuar se nën drejtimin e
Berishës PD mund të ringrihej. Por realiteti e tregoi Berisha nuk mund të
ofrojë më as shpresë, as fitore.
Demokratët nuk kanë nevojë për protesta që i japin oksigjen
një lidershipi të konsumuar, por kanë nevojë urgjente për një drejtim të ri, të
ndershëm, vizionar dhe të aftë për të fituar besimin e qytetarëve. Vetëm një
ndryshim i thellë dhe i sinqertë mund ta nxjerrë Partinë Demokratike nga kriza
ku ndodhet dhe t’i rikthejë asaj rolin që duhet të ketë në jetën politike të
vendit.
No comments:
Post a Comment