Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati debatuan në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ndërsa po diskutohej për luftën Izrael-Iran dhe masakrat në Gaza.
Haxhiu u shpreh se është vonë
tani për të folur për gjenocidin e Izraelit në Gaza, pasi është punë e
përfunduar dhe kjo vetëm mund të konstatohet intelektualisht, ndëra Bushati iu
përgjigj duke thënë se se nuk ka qëndrim intelektual, duke përjashtuar jetën e
njerëzve.
Baton Haxhiu: Të flasësh për
gjenocidin e Izraelit në Gaza është vonë, është punë e përfunduar. Mund ta
konstatojmë intelektualisht, por është e pavlerë, sepse dimensioni i konfliktit
ka shkuar në vend tjetër. Njeriu dhe vdekja e tij nuk e ka peshën kur bota
është e patrazuar.
Andi Bushati: Nuk ka qëndrim
intelektual, duke përjashtuar jetën e njerëzve.
Baton Haxhiu: Prit ta
përfundoj.
Andi Bushati: Jo, se është
shumë e rëndë kjo që the.
Baton Haxhiu: E rëndë është
situata, më shumë se fjalitë e mia. Po cili është humanizmi, kur fjalët më nuk
kanë kuptim?
Redi Shehu: Humanizmi është
gardiani.
Baton Haxhiu: Më lini ta
përfundoj se do ta dalë keqkuptim pastaj kjo, se analizën e kemi joreale.
Andi Bushati: Analiza ëeshtë më
reale sepse ne kemi një publik që na ndjek, i cili ka dëgjuar një zë deri më
sot, qeverinë shqiptare që thotë: Mbështesim Izraelin!
Baton Haxhiu: Ç’lidhje ka
qeveria shqiptare në këtë moment?
Andi Bushati: Po ne nuk zgjidhim
hallet e OKB-së, të botë dhe të G7-ës. Ne me modestinë tonë ndriçojmë ata që na
shohin.
Baton Haxhiu: Ndriçimi është të
thuash mendimin që ke. Ç’lidhje kemi ne në këtë histori? Ç’kuptim ka?
Andi Bushati: Jo, ka shumë
kuptim se në çdo vend të botës gjëja e parë që merret në skaner se çfarë
mesazhesh i lëshon në kuadër të krizës së madhe ndërkombëtare, qeveritë popujve
të tyre.
Baton Haxhiu: Nëse e kemi më të
lehtë, Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza. Kur bota të rregullohet do t’i
kthehemi këtij gjenocidi dhe do ta dënojmë Netanjahun. Por këtu fillon analiza
sepse për shkak se jeta e njeriut është vrarë kemi hyrë në një fazë tjetër kur
jeta e njeriut do të jetë shumë e pavlerë. Nuk po i mëshojnë Iranit se është
shtet terrorist. Po i mëshojnë dy superfuqive të tjera, Kinës dhe Rusisë dhe
gjysma e kabinetit të Trumpit është kundër ndërhyrjes në Iran sepse ka qenë
“America First”. Por “America First” dështoi në 3 muajt e parë.
Andi Bushati: Edhe në botën e
sotme të interesave, komponenti moral ka shumë rëndësi. Të gjithë liderët
perëndimor që e justifikojnë në vendet e tyre sulmin ndaj Iranit, u thonë ajo
është teokraci, diktaturë, që nuk meriton ta ketë bombën atomike. Pra ne,
vendet e lirive mund ta kemi. Izraeli si demokraci e lirë mund ta ketë, ata jo.
Por, po të shohim faktet, ato tregojnë se për të gjithë atë rajon, më i
rrezikshëm po rezulton Izraeli sesa Hamasi dhe Irani. Pra, ky është shumë i
rëndësishëm si komponent edhe për të frenuar ato demokraci që japin llogari
para opinionit të tyre.
E dyta, më ka shqetësuar dhe
kam parë me këtë sy këto ditë, po të ulesh me njerëz të zakonshëm, thonë
"Izraeli është aleti jonë, me Izraelin është edhe Amerika". Ka një
pro izraelizëm që bëhet nga shpëlarja e trurit e sistemit, mediave. Prandaj
edhe për këtë, i duhet shpjeguar që komponenti moral ka shumë rëndësi. Duhet
çmitizuar, për botën tonë shqiptare, roli i "Izraelit të mirë" dhe
"këta të tjetër janë një teokraci".
Baton Haxhiu: Dakord, por a
ndihmon kjo?
Andi Bushati: Edhe një njeri i
ndriçuar më shumë në një botë disa miliardëshe, na ndihmon. Pastaj tubimi i
miliona apo miliarda të vërtetave e bën globin më të mirë. Ti thua aty po
vriten njerëz, si izraelitë edhe iranianë, sepse Amerika ka një plan, ti vrasë
që të arrijë te Kina. Kjo u duhet shpjeguar njerëzve. Që nuk qenka rrezik
regjimi iranian dhe as armët atomike, por qenka një plan më i lartë. Këta
njerëz, shqiptarë, thonë jemi me Izraelin, duhet ta dinë edhe këtë, që po
vdesin njerëz kot në emër të një projekti gjeostrategjik.
Baton Haxhiu: Amerika u tregua
e dobët dhe sidomos Trump karshi Rusisë. Premtoi dicka brenda një kohe të
shkurtër dhe dështoi. E vetmja gjë për të rinisur fuqinë e vet, ishte kjo
betejë në Gjirin Persik, ku ishte prezente edhe Kina dhe Rusia dhe konflikti
sipërfaqësor, mes Indisë dhe Pakistanit. Arsyeja për të treguar fuqinë Trump,
ishte për të kundërvënë Kinën dhe jo Pakistanin. Nëse një Perandori që është
dobësuar me Biden, që ishte e pafuqishme dhe nuk merrej seriozisht, ajo duhet
të rifreskonte veten. Ne duhet ta pranojmë nuk ka humanizëm por gjeopolitikë.
Ne mund të themi intelektualisht, po ka patur genocid në Gaza, por përtej
kësaj, bota është jo humane dhe kjo kontradiktë mbi botën jo humane dhe
humanizmit tonë si zëra të përvetshëm, besoj se ka njëfarë…
No comments:
Post a Comment