Veshja e Berishës me uniformen e Interit dhe thirrja për mosnjohjen e humbjes ishte një gjetje sipërfaqësisht e bukur. Ashtu si skuadra e Milanos në finalen e Ligës së Kampioneve edhe ajo e ShQUP-it u mund thellë dhe doli me turp nga fusha e lojës.
Triumfi i fituesve ishte ngadhënjyes.
Pikërisht kjo ngjashmëri në rezultat u dha dorë taborëve të
regjimit, të cilët kanë adoptuar parrullën e kryeministrit se “ky popull nuk
ndryshon qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën”, ta qesharakëzojnë Saliun si
një humbës serial që nuk pranon dot realitetin e disfatave të veta.
Por, po u mendove pak për simbolikën e kësaj “gjetjeje” kupton
dhe anën tjetër: atë, se sa shumë janë shumfishuar mediat, analistet,
opozitarët fallco që e kanë shndërruar talljen, kritikën fajsimin e Saliut në
burim jetese.
Ngaqe s’ kanë leje te hapin gojën për njeriun e
gjithëfuqishëm që vendos për gjithçka në jetët tona, merren me nje kalë të
ngordhur, impakti i të cilit mbi pensionet, taksat, gjobat, bursat,
suvencionet, hipotekat, gjykatat është zero.
Ata që veshën Berishën si interist dhe qe imponojnë çdo ditë
debatin nëse duhet të japë dorëheqjen apo jo, me siguri që po mos ekzistonte
ai, do përmbytnin mediat dhe TV me pyetjet: a duhet ta mbajë fjalën Tik Llapaj
dhe të japë dorheqjen??? A dështoi me turp Gon Shehaj, i cili premtoi se do të
merrte një grup parlamentar? A e zhvlerësoi elektorati tezën e Arlind Qorit se
jetojmë në një regjim oligarkik, pasi i dha vetëm 1 deputet nga 140 të
mundëshëm?
Janë pikërisht të njëjtit që i hapën katër kanatë dyert e
mediave dhe emisioneve të tyre për Bashën, po atij Luli, që kur ishte rival i
Edi Ramës e etiketonin si spiunues të luftëtarëve të UÇK-së dhe të paguar nga
Putini.
Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin
e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për gjëra më të mëdha, me
vlerë dhe interes publik, sforcohen të bymehin çdo kauzë minore.
Këtë dëshmon dhe imazhi i veshjes së Berishës me simbolet e
interistit. Ajo tregon se ata që e krijuan e shpërndanë dhe e botuan mbajnë nën
xhaketë vulën e zhgryer të socialistit.
No comments:
Post a Comment