Është kohë bilancesh, programimesh dhe manovrash të mëdha për klubet. Një shembull? Arsenal ka njoftuar “largimin” e plot 17 futbollistëve, duke publikuar në faqen zyrtare listën e atyre që do të largohen nga “Emirates Stadium”.
Një listë shumë e gjatë që përfshin lojtarë të skuadrës së parë, të ekipit të të rinjve dhe futbollistë të huazuar që janë gati të rikthehen në bazë. Një “restyling” i vërtetë, që përfshin edhe emra të rëndësishëm si Jorginho, Kieran Tierney dhe Sterling, të destinuar për t’u larguar.
Lista është shumë e gjatë: mes tyre edhe Jorginho
Në të vërtetë, një praktikë kaq
drastike nuk është e pazakontë në Angli, ku në fund të sezonit klubet bëjnë
publike emrat e lojtarëve që do të largohen. Kështu ka bërë edhe Arsenal, duke
zyrtarizuar ndarjen e afërt me 17 futbollistë. Mes tyre spikasin Jorginho dhe
Kieran Tierney, të dy me kontrata në përfundim. Mesfushori i përfaqësueses
italiane, kampion Europe në vitin 2021, është pranë Flamengos si lojtar i lirë,
ndërsa mbrojtësi skocez mund të rikthehet te Celtic.
Sa i përket rikthimeve nga
huazimet, Neto dhe Raheem Sterling do të kthehen në klubet respektive. Ky i
fundit, në veçanti, ka ende dy vite kontratë me Chelsean, por e ardhmja e tij
mbetet e pasigurt.
Duke përjashtuar këta katër
emra (Jorginho, Neto, Sterling dhe Tierney), pjesa tjetër e listës i përket të
rinjve të akademisë që janë gati të largohen: Nathan Butler-Oyedeji, Reece
Clairmont, Khayon Edwards, Jakai Fisher, Romari Forde, Jimi Gower, Jack
Henry-Francis, Max Kuczynski, Salah-Eddine Oulad M’Hand, Ismail M’Hand, Brian
Okonkwo, Elian Quesada-Thorn dhe Zacariah Shuaib.
Kush mund të rinovojë me Arsenal
Kësaj liste të gjatë i shtohen edhe tri futbolliste të
ekipit të femrave dhe disa lojtarë që janë në negociata për rinovim. Një
situatë ende pezull që mund të përfundojë me ndarje. Mes tyre është edhe Thomas
Partey, në qendër të zërave të merkatos që e lidhin me Barcelonën, Atlético
Madrid dhe Juventus. Me pak fjalë, ai i Arsenal është një rinovim i thellë dhe
ambicioz.
No comments:
Post a Comment