Në një deklaratë të fortë në emisionin “Dekalogu” nga Roland Qafoku në DritareTV, ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike Alesia Balliu akuzoi drejtpërdrejt Sali Berishën për prishjen dhe degradimin e Partisë Demokratike, duke thënë se ai e ka “shitur” partinë dhe se zgjedhjet ishin një garë e manipuluar, ku të vetmit fitues dolën Berisha dhe Rama.
“Berisha kishte interes të
dilte i dyti. Rama fitoi, Berisha fitoi, dhe humbi Shqipëria. Ai ka dalë i
fituar nga kjo histori. Kanë humbur demokratët, ka humbur populli që ka të
drejtë të ketë një opozitë, të ketë një opsion për të zgjedhur. Këto të dy kanë
fituar,” – deklaroi Balliu.
Ajo u shpreh e zhgënjyer dhe e
revoltuar nga drejtimi që ka marrë PD-ja, duke theksuar se humbësit e vërtetë
janë demokratët e thjeshtë dhe qytetarët që kanë besuar në një opozitë reale.
“Kanë humbur demokratët e
thjeshtë si puna ime dhe shumë të tjerë që besojnë te kauza. Kanë besuar te
ideali, te e vërteta. Nuk është thjesht gabim, është shitje,” – shtoi ajo.
Balliu kritikoi ashpër
përbërjen e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike, duke e quajtur atë
“një listë humbëse dhe të pamerituar.” Sipas saj, lista nuk përfaqëson vlerat e
demokratëve, por individë pa kontribut, të përfshirë përmes pazareve dhe lëvizjeve
jo transparente.
“Unë do ta pranoja listën e
mbyllur nëse aty do kishte individë me vlera. Por aty ka emra që kanë dalë si
nga ‘Jeta është qejf’. Është një listë e humbësve,” – tha ajo, duke kujtuar
takimin me Berishën 20 minuta para mbledhjes së Kryesisë, ku kishte
paralajmëruar se lista nuk do të sillte fitore.
“I thashë: ‘Do i humbësh këto
zgjedhje’. Ai më tha: ‘Mos u shqetëso’. Por unë e dija që ishte një listë
humbëse. Kjo listë nuk merr asnjë mandat nga lista e hapur. Është e
papërfaqësuar,” – u shpreh Balliu.
Në përfundim të intervistës,
ajo theksoi se Berisha nuk i dha popullit alternativë për të zgjedhur, duke i
shërbyer një loje që çoi në përfitimin e kundërshtarit.
“PD-ja nuk hyri për të fituar.
Rama fitoi dhe Berisha fitoi. Kjo ishte një garë ku Berisha hyri për të humbur.
Ai nuk i dha popullit shpresë dhe nuk ofroi alternativë. Kjo ishte një
shitje", përfundoi Balliu.
No comments:
Post a Comment