Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 5, 2025

Balla replikë me Nokën: Morët mbi 300 mijë vota më pak, jeni turrur pas 130 mijë votave imagjinare

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla replikoi sot në seancën plenare të Kuvendit me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë demokratike, Flamur Noka.

 


Balla u shpreh se, “e kuptoj që në partinë tuaj ju e keni të vështirë të aplikoni nenin “Basha” edhe pse ishit zotuar që pas këtyre zgjedhjeve do ta aplikonit dhe e kuptoj shumë mirë gjithçka që jeni duke bërë, edhe përpjekjen tuaj haluçinante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një të gjithë pretendimet tuaja”.

 

“Bëtë gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe pastaj kur aty doli që s’kishte asgjë. Pastaj jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajtura vota”, tha Balla.

 

Ministri i akuzoi përfaqësuesit e opozitës se janë turrur pas 130 mijë votave imagjinare.

 

Balla iu drejtua deputetit Flamur Noka, duke theksuar se “gjurmimi i votës është vepër penale dhe e dënueshme,” dhe e sfidoi atë që, nëse ka prova për manipulim të votës, t’i dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

 

“Më kishin thënë që e kishte thënë Flamuri në një studio. Se Flamuri paska futur 500 GPS në zarfa dhe këto GPS na paskan mbetur në Londër. O Flamur, kjo që thua ti është vepër penale, sepse identifikimi dhe gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme, dhe nëse ke prova, përse nuk shkon t’i dorëzosh në Prokurorinë e Posaçme? Shko atje, sepse juridiksioni i përgjithshëm nuk ka kompetencë për këtë çështje,” deklaroi Balla.

 

Ai shtoi se opozita po shmang debatin e brendshëm për humbjen dhe duhet të merret me votat e veta.

 

“Zgjedhjet kanë përfunduar! Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 856.177 vota. Ju keni 529.354 vota, diku te 300 mijë e kusur më pak. Se ku ju kanë shkuar votat, gjeni ku i keni votat tuaja”, tha Balla.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot