Në kohën që duhet për të lexuar artikullin, Cristiano Ronaldo do të ketë fituar rreth 1.240 euro. Rinovimi deri në 2027 me Al Nassr i garanton CR7 178 milionë paund, që do të thotë pak më shumë se 200 milionë euro (pa llogaritur 30 milionë bonus për firmën).
Rekordi i pathyeshëm
Portugezi u ngut të deklaronte se
“vetëm kush nuk ka luajtur kurrë këtu ose kush nuk kupton asgjë nga futbolli
thotë se kampionati saudit nuk është mes pesë më të mirëve në botë. Unë besoj
fort në projekt, ndaj kam qëndruar këtu”. Për këtë. E ndoshta edhe për arsye të
tjera, përtej pagesës faraonike të CR7 që vendos një rekord praktikisht të
pathyeshëm, të paktën në teori: e dimë që ndonjëherë ndodhin gjëra të
paparashikueshme dhe ndoshta një ditë do të ketë dikush që do të fitojë edhe më
shumë.
CR7 përfiton pak më pak se 7
euro në sekondë, 413 e ca në minutë, gati 25.000 në orë, 600.000 në ditë, 4
milionë në javë, i afrohet 17 milionëve në muaj e kështu me radhë. Deri këtu
flitet për para të thata, për pagesë, për diçka që, sado e ekzagjeruar dhe
jashtë çdo logjike, përfaqëson rrogën e një profesionisti. Por janë sidomos
përfitimet që e bëjnë të veçantë këtë marrëveshje.
Përfitimet
Në shtëpi (o Zot, ta quash
kështu duket pak) Ronaldo do të ketë në punë një grup njerëzish sa për të
formuar një skuadër të viteve tetëdhjetë: gjashtëmbëdhjetë vetë, njëmbëdhjetë
titullarë dhe pesë zëvendësues. Ja formacioni: tre shoferë, katër shërbëtore,
dy kuzhinierë, tre kopshtarë dhe katër persona sigurie. Dhe mos mendoni se
portugezi duhet të shqetësohet për t’u paguar atyre rrogat dhe kontributet:
gjithçka është në kurriz të klubit. Bonuset sportive janë të konsiderueshme:
93.000 euro për çdo gol, 46.000 për çdo asist (me 20% rritje në sezonin e dytë,
nëse realisht Ronaldo do ta respektojë angazhimin deri në 2027), 10 milionë në
rast fitoreje të kampionatit, do të jenë 5 nëse arrin të fitojë Këpucën e Artë
dhe 8 nëse Al Nassr fiton Ligën e Kampionëve të Azisë.
Nga një seri sponsorësh me
kompani arabe, më në fund, do t’i hyjnë portugezit edhe 70 milionë të tjera.
Dhe kur lojtari të ketë nevojë të organizojë një udhëtim të shpejtë, do të mund
të përdorë një avion privat: deri në një kufi prej 5 milionësh, shpenzimi do të
mbulohet nga Al Nassr. Që, në një pjesë të vogël, ka të bëjë edhe me CR7:
portugezi ka blerë 15% të aksioneve të klubit. Kur të mos luajë më, kush e di
nëse do të japë ndonjë udhëzim për negociatat për yjet e rinj të Al Nassr-it.
Ndoshta do të përpiqet të kursejë diçka nga rrogat e tyre.
Objektivat e ardhshëm
Ëndrra e fundit, duke parë
situatën, Cristiano nuk i vendos kufij karrierës së tij, të paktën për tani.
Ndërkohë që synon Kupën e Botës 2026, tashmë shumë afër, ai e çon shikimin edhe
tek ajo e… 2034-ës (që do të zhvillohet në Arabi: shumë e parashikueshme ajo e
2030-ës, që do të organizohet nga Spanja, Maroku dhe Portugalia e tij).
“Nuk i dihet kurrë. Dy vite më
parë nuk do të kisha menduar kurrë se do të luaja në Arabinë Saudite, por jeta
është plot surpriza. Prandaj nuk i dihet çfarë do të ndodhë. E jetoj jetën time
në të tashmen, nuk marr vendime bazuar në të ardhmen. E jetoj të tashmen, dhe e
tashmja është e mirë, është e ndritshme. Jam një person shumë pozitiv dhe vitet
e ardhshme projekti do të vazhdojë të rritet. Cristiano do të fitojë diçka të
rëndësishme në Arabinë Saudite. Unë e besoj këtë. Ja pse dua t’i dhuroj
popullit saudit dhe tifozëve të Al Nassr-it një trofe”.
Në 2034 Cristiano do të ketë 49
vjeç. Më shumë se një rekord, kjo do të ishte fantashkencë ose një eksperiment
shkencor. Dhe nuk duam as të imagjinojmë sa mund të fitojë deri atëherë, sezon
pas sezoni, përfitim pas përfitimi.
No comments:
Post a Comment