Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset vërtet për njerëzit.
Përmes një postimi në rrjetin e
tij social X, ai ka kritikuar sërish projektligjin e administratës Trump, që u
bë mollë sherri mes tij dhe presidentit amerikan dhe çoi në përplasje të forta
mes dikur ish-aleatëve të ngushtë.
Musk shkruan se projektligji në
fjalë do rritë kufirin e borxhit në shifrën e paparë 5 trilionë dollarë dhe kjo
ndodh pasi amerikanë jetojnë në vendin e “partisë së derrave të këqëinj”.
“Është e qartë me shpenzimet
marramendëse të këtij projektligji, i cili rrit kufirin e borxhit me një rekord
prej PESË TRILIONË DOLLARËSH, se jetojmë në një vend me një parti – PARTIA E
DERRAVE TË KËQIJ! Koha për një parti të re politike që kujdeset vërtet për
njerëzit” – shkruan Musk.
Donald Trump u përgjigj me
kërcënimin se “ndoshta ai (Musk) duhet të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut”.
“Elon ndoshta duhet ta mbyllë
biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e Jugut”, tha Trump.
“Elon Musk e dinte, shumë kohë
para se të më mbështeste me kaq forcë për presidencën, se unë isha kundër
fuqimisht makinave elektrike të detyrueshme. Është qesharake dhe gjithmonë ka
qenë një pjesë e madhe e fushatës sime. Makinat elektrike janë në rregull, por
jo të gjithë duhet të detyrohen të blejnë një të tillë”, vijoi presidenti
amerikan.
“Elon mund të marrë më shumë
subvencione se çdo person tjetër në histori, dhe pa subvencione, Elon ndoshta
duhet ta mbyllë biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e
Jugut.
Nuk do të ketë më lëshime
raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, dhe vendi ynë do të
kursejë pasuri. Ndoshta duhet t’i kërkojmë DOGE-it ta marrë seriozisht në
konsideratë këtë? DO TË KURSEJË SHUMË PARA!!!”, përfundoi presidenti amerikan
postimin e tij.
No comments:
Post a Comment