Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të seancës së parë të dosjes “Partizani”, që u mbajt në Gjykatën e Posaçme.
Ai e konsideron të gjithë këtë
situatë “fund e krye piramidë mashtrimi”, teksa më tej sqaron:
“Kapja dhe përdorimi i
drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i rregjimeve autokratike të
korruptuara.
Sot fillon procesi gjyqsor
politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.
Fill pas urdhërit publik të Edi
Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht
Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke
nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e
palindura të tij.
Prokurorët politikë u bazuan në
kallzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla
kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të
tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore,
pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”.
Ndërkohë Fletoret Zyrtare të
atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe
se nuk ishte shpronësuar kurrë. Megjithatë, pasi ata hetuan deri në arkivat e
para 100 viteve duke injoruar Fletoret Zyrtare që janë online, pasi hetuan
veprimtarinë 20 vjeçare të PD nga 2005 deri tek kandidatja e PD për kryetare të
Bashkisë së Korçës në 2023 nese kishte marrë sponsorizim për kapelet e
fushatës, pasi mbajtën në arrest politik të kundraligjshëm kryetarin e Partisë
Demokratike të Shqiperise për 333 ditë, rezulton se:
1. Për akuzën e tyre per dosjen
“Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk iu është dhënë
asnjë m2 tokë publike.
2. Toka ishte gjithnjë e 5
familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të
Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë.
3. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne
para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit.
4. Në këtë proces nuk ka asnjë
zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata
kanë zbatuar strikt ligjet e vendit
5. Nuk ka asnjë provë, asnjë
dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël
ndaj kujtdo.
6. Ndonëse pretenduan se kishte
ndonjë ligj apo VKM nominative, po vetë shërbëtorët e Edi Ramës kanë pohuar
tashmë se nuk ka asnjë akt zyrtar, asnjë ligj apo VKM nominative (krejt ndryshe
nga Edi Rama që ka nxjerrë Ligjin Fusha, 4 VKM nominative për të grabitur
truallin e gjimnazit e ia fali Bolinos, Ligjin klientelist të Portit të
Durrësit, VKM për të grabitur bazat detare ushtarake apo VKM për të lumturuar
vëllain e vet me 37,000 m2 tokë dhe ndërtesa në tokë private).
7. Asnjë nga privatet që kanë
zhvilluar pronën nuk ka pasur asnjë kontratë publike dhe nuk kanë përfituar
asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës.
8. I vetmi dëm në financat
publike ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës nga Edi Rama që solli dëm mbi
340,000 euro në financat e Bashkisë (vertetuar me vendim gjykate të formës së
prerë) por SPAK nuk guxon as ta thërrasë si dëshmitarë e jo më ta mbajë
përgjegjës Edi Ramën për demin.
Pas 5 vitesh hetimi të vetingut
30 vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej
100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa
ai që kanë pasur gjatë diktatures. Dhe se ai dhe femijët e tij kanë zbatuar
vetëm ligjin.
Prokuroria politike pas këtij
vetingu akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë
solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë.
Konkretisht ata kanë shpallur si korrupsion pasiv:
1. Pagesën që e bija, Argita
Malltezi Berisha, ka kryer për një javë pushime familjare dhe 2 fatura spitali
2. Bamirësinë e vajzës dhe
dhendrit për të përballuar prej 10 vitesh shpenzimet për 3 familje autike qe
janë trajtuar në Qendrën Rajonale të Autizmit që është ngritur dhe drejtohet
prej 20 vitesh nga Dr. Liri Berisha pa asnjë pagë e asnjë shpërblim.
3. Pagesat e procese gjyqsore
në të cilat Argita është palë dhe që janë hua familjare.
4. Donacionin e kompanisë
“Homeplan” prej 4,600 eurosh që iu bë Ministrisë së Kulturës për të mbuluar
shpenzimet e këngetarëve Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani që erdhën për
dekorim nga Presidenti i Republikës.
Prokurorët gënjyen dhe i
shpallën si aktivitet elektoral kur ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet
politik të kohës.
Por drejtesia politike nuk do
mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij,
të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve”, shkruan Berisha.
No comments:
Post a Comment