Të qenit bashkë me Ilir Alimehmetin në listën e hapur të Tiranës, nuk ishte komode, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Në një intervistë me gazetarin
Drini Zeqo, ajo u shpreh se ka një marrëdhënie “shumë korrekte” dhe pa asnjë
hatërmbetje me Alimehmetin, pavarësisht rezultatit që solli 11 Maj.
Megjithatë ajo shpreson që
Partia Demokratike të mund të marrë mandatin e 14 pas rinumërimit të votave të
Tiranës. Kjo do i hapte rrugën Alimehmetit që të futej në Kuvend.
“Ai mori një mbështetje shumë
të madhe. Do i bënte mirë jo vetëm PD-së, por edhe parlamentit. Shpresoj që
numërimi i këtyre votave të pavlefshme mund të prodhojë këtë mandatin e 14.
Rinumërimi që po ndodh në Tiranë është pjesë e denoncimit total që PD i ka
shkuar procesit deri në fund”, tha Tabaku.
Deputetja demokrate u shpreh se
fushata për zgjedhjet ishte e lodhshme dhe e gjatë. Punën e vështirësonte edhe
fakti që përveç kundërshtarit, “përballë” kishte edhe kandidatët mes radhëve të
PD-së.
“Ka qenë shumë e vështirë në
terren dhe për kundërshtarin që kishim përballë, por edhe për faktin që tanimë
nuk ishte vetëm një betejë me kundërshtarin, por ishte edhe mes nesh. Aty
shpeshherë nuk ndihesh komod, sepse do shkosh në një territor, do takosh njerëz
që ndoshta i ka takuar edhe një nga kolegët e tu”, tha ajo.
Për Tabakun në zgjedhjet e 11
majit ka pasur frikë mes qytetarëve.
“Për herë të parë më kanë
qëlluar qytetarët që thonin mos na nxirr në foto, edhe qytetarë të thjeshtë,
biznese të vogla, nëpunës të administratës publike. Kishte një komponent të
frikës që ishte prezent aty”, tha ajo.
No comments:
Post a Comment