Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar.
“Po, ky vendim “historik” është
i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan
Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur
telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse
sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv
(ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për
kolegen tuaj Beti Njuma.
Unë kam telefonuar z. Tedi
Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar
live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të
Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por
edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të
jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të
jenë edhe më të shpeshta” – tha Meta.
Ai ka folur edhe për
vështirësitë e qëndrimit prej 8 muajsh në burg.
“Unë personalisht ndihem në
top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj
shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam
takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu
vetëm për statistika të rrejshme” – tha Meta.
I pyetur se si ia bën me të
nxehtin, Meta thotë se ujë vjen vetëm 1-2 orë në ditë.
“Kjo nuk është sfidë për mua
pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë,
këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur
vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë” – tha Meta.
No comments:
Post a Comment