Komisioni i Ankesave hapi dje 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit.
Lidhur me këtë në emisionin
‘Repolitix’ në Report Tv, Aulon Kalaja kandidati i PD në Durrës, tha se nxori
prova me video si u manipulua vota e tij, pasi këqyri pamjet filmike të marra
nga KQZ.
"Unë i jam drejtuar KAS që
të hapen kutitë e Durrësit dhe ajo që ka ndodhur është që kandidatët nuk
legjitimohen në proces dhe beteja ime ka qenë për këtë moment, për garat që do
të ndodhin pas meje.
Në raste se partia nuk kërkon
rinumërim ku do ta gjejë unë të drejtën nëse nuk e kanë këtë të drejtë
kandidatët. Unë i jam drejtuar KAS si individë dhe KAS më tha kur të dal tabela
përfundimtare. Dhe dje kam çuar prova të pakundërshtueshme, se si janë
manipuluar votat.
Unë kam gjetur edhe prova që PS
i ka marr PD disa vota dhe e kam parë tek videot nëpërmjet subjekteve politike.
Ka pasur votë që jam votuar vetëm unë dhe jo partia dhe në numërimin e dytë më
del Aulon Kalaja dhe PS ose një parti tjetër. Doja rinumërim të të gjitha
kutive në Durrës", tha ai.
No comments:
Post a Comment