Ka reaguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili thotë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.
Duke folur me gazetarët përpara
se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se nuk është “i kënaqur” me
Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtonte se është “vërtet i pakënaqur” me
Izraelin”. “Ata nuk e dinë çfarë dreqin po bëjnë”, tha ai.
Trump shton se kapacitetet
bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë
kurrë programin e tij bërthamor.
Në një postim të mëvonshëm në
Truth Social, Trump thotë se do të ishte një “shkelje e madhe” nëse Izraeli do
të hidhte bomba mbi Iranin tani, duke i thënë Izraelit “të sillte pilotët e tij
në shtëpi, tani”.
No comments:
Post a Comment