Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, kryeministri Edi Rama ka takuar senatorët e grupit vëzhgues për aleance ushtarake në Senatin Amerikan.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë që
ka ndarë fotot në llogarinë tij në
Facebook.
Pak më herët Rama takoi shefin
e NATO-s, Mark Rutte, ku tha se diskutuan për ‘angazhimet e Samitit, Ballkanin
Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të
angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit
2027 në Tiranë‘.
Në qendër të samitit të NATO-s
që po mbahet në Hagë janë diskutimet për përforcimin e mbrojtjes kolektive,
rritjen e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë rajonale dhe
globale.
No comments:
Post a Comment