“N'xhiro me Syçin”, një emision nga Ilir Demalia
"Europa e bashkume këndej, Serbia vazhdon
lu me dy porta, herë këndej herë andej," duke ilustruar një realitet të
ndërlikuar në Ballkan. Më tej, Hajdini rrëfen rolin e tij në Këshillin Fetar
për Paqe, ku ka shërbyer si sekretar përgjegjës dhe ka pasur mundësinë të
sjellë në Shqipëri Papën Françesku. "Kam qenë sekretar i përgjithshëm nga
2007 deri në 2018," tregon ai, duke theksuar se takimi me Papën zgjati
shtatë minuta, më shumë se koha e një ministri të lartë shqiptar në një
ceremoni të veçantë.
Në rrëfimin e tij, Hajdini
përdor metafora dhe figura shpirtërore, duke e cilësuar Papën si "Inoku që
do vijë te profeti" dhe duke përmendur profetë të ndryshëm si Elia dhe
Ilia, të cilët sipas tij u kapën në parajsë pa vdekur dhe do të kthehen në tokë
para Krishtit. "Ti je Inoku," thotë ai, duke i referuar Papës
Françesku, në një mesazh të thellë, të përkthyer edhe në italisht.
No comments:
Post a Comment