Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 5, 2025

Dëshmia e rrallë e Genard Hajdinit në “N’xhiro me Syçin": Vrasja e nënës time u mbulua si aksident

Genard Hajdini solli një rrëfim tronditës mbi një plagë të thellë familjare që, sipas tij, lidhet me një atentat ndaj nënës së tij.

 


“Mamin ma vranë në shtëpi me plumb, jo aksidentalisht,” tha Hajdini, duke hedhur poshtë versionin zyrtar të ngjarjes. “Unë mendoj që e kanë vrarë me qëllim. Babai thotë që ka qenë aksident, por s’ka rikoshe... ishte snajper.”

 

Ai foli me pasion për figurën e të atit, një ushtarak me karrierë 43-vjeçare, që sipas tij bëri heroizma në vitin 1997. “Hodhi granatat për të mos lejuar marrjen e gjeneratorëve... tha: ‘Para se të kaloni mua, do vdisni të gjithë bashkë.’”

 

Pavarësisht rrëmujës në rrëfim, ajo që shquhet është përpjekja e Hajdinit për të dhënë kuptim jetës së tij. Ai ka jetuar e studiuar në SHBA, ku ka marrë dy diploma dhe ka qenë president i trupit të studentëve ndërkombëtarë. “Unë i sillja studentët nga e gjithë bota,” tha ai.

 

Hajdini pretendon se i ishte sugjeruar të kërkonte azil politik në SHBA duke paraqitur vrasjen e së ëmës si atentat me prapavijë politike. “Ma kërkuan ta paraqis si vrasje politike, të botohej në gazetë e të përkthehej me noter,” rrëfeu ai.

 

Pavarësisht gjithçkaje, Hajdini vendosi të mos e ndjekë këtë rrugë: “Nuk e bëra. Babai më tha që ishte aksident.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot