Në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalia, i ftuar ishte Genard Hajdini, i cili foli në mënyrë të rrëmujshme dhe abstrakte.
Gjatë intervistës, Hajdini
komentoi mbi figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i dedikuar një
analizë të veçantë. “Sali Berisha? Gjynaf, gjynaf. Ai ka marrë katër në fizikë
bërthamore dhe ka ngelur atje,” tha Hajdini, duke theksuar me një dozë të
veçantë ironie.
Sipas tij, Berisha kishte nisur
studimet për mjekësi, por kishte kaluar dy vite fizikë, përfshirë edhe fushën e
fizikës bërthamore, një detaj që Hajdini e theksoi me bindje: Në mjekësi ke
bombardimet me rreze, gama dhe X. Këto janë thelbësore për mjekësinë”.
Në bisedë nuk munguan edhe
reflektime për Tropojën, vendlindjen që Demalia e trajtoi me shumë respekt dhe
ku ai identifikon burra të shquar dhe histori të forta: “Tropoja ka alame
burrash, ka Rexhep Krasniqin, që ka hapur shkollat e para shqipe në Kosovë,”
theksoi ai duke u përpjekur të evidentojë rëndësinë historike të këtij rajoni.
No comments:
Post a Comment