Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, June 5, 2025

Genard Hajdini, shkencëtari që nuk shet dijen... falas

Në episodin më të fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia sjell para publikut një personazh sa të veçantë aq edhe kontravers: Genard Hajdinin. I diplomuar në biologji dhe filozofi në Oral Roberts University në Tulsa, Oklahoma, Genardi rrëfen me pasion dhe krenari eksperiencat e tij akademike dhe kërkimore në fushën e biomjekësisë.


 

“Tema ime e diplomës ishte për toksinat e muskujve. E mbrojta më 13 nëntor 1999 përpara Akademisë së Shkencave të Oklahomës. Ishte shpallur tema më e mirë në atë degë”, tregon ai, me një emocion të qartë në zë.

 

Genardi, i cili ka qëndruar për vite në SHBA, përmend se ka jetuar edhe në Washington D.C., ku është marrë me studime në politikë publike dhe më pas me menaxhim biznesi. “Kam qenë tetë vjet në Amerikë. Kam bërë masterin në Washington D.C., pastaj vazhdova me biznes në Aleksandri, Virxhinia,” shton ai.

 

Në rrëfimin e tij të pazakontë, nuk mungojnë edhe reflektimet për të ardhmen: “Pas katër vitesh, kur ikën Bajram Bega, populli të më zgjedhë mua president të Shqipërisë,” thotë me bindje Hajdini, ndërsa Demalia e shoqëron me një buzëqeshje mirëkuptuese.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot