Në emisionin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demalia, i ftuar ishte sociologu dhe analisti Ergys Mërtiri, i cili komentoi dy ngjarjet e ditës: deklaratat e Sali Berishës dhe akuzat e Myslim Murrizit ndaj drejtuesve demokratë.
Ilir Demalia hapi diskutimin me një video të publikuar nga
Berisha, ku sipas tij, persona të Partisë Socialiste shfaqen me çanta në duar
duke shpërndarë para në një lagje të Tiranës. “Nuk pamë lekë, pamë vetëm
çanta,” tha Demalia me ironi. Ai e cilësoi situatën si një absurditet që të
kujton “kohën kur ndalohej të ecje me xhepa të fryrë”.
Në lidhje me pretendimet e Berishës për manipulim zgjedhor,
Mërtiri u shpreh se janë të pabazuara dhe të motivuara nga strategji
propagandistike. “Mund të hapen dhe të mbyllen kutitë, por rezultati nuk do të
ndryshojë. Votat nuk vidhen në kuti, të dyja palët kanë numëruesit e vet,”
theksoi ai.
Sipas Mërtirit, manipulimi nuk ndodh në vendin e numërimit,
por përmes blerjes së votës në lagje apo përmes ndikimit të krimit të
organizuar. “Votat nuk vidhen të gjitha, vidhen disa. Kjo ndodh përmes
pagesave, jo në tavolinat e komisioneve,” shpjegoi ai.
Duke krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, Mërtiri theksoi se
Rama këtë herë nuk ka pasur nevojë të ndërhyjë në masë. “Në 2021 rezultati
ishte shumë i ngushtë, Rama luftoi me thonj. Këtë herë, fitorja ishte më e
thellë dhe nuk kishte arsye të rrezikohej,” përfundoi ai.
No comments:
Post a Comment