Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, June 13, 2025

"Berisha i gropos edhe të rinjtë”, Ergys Mërtiri: PD është e kapur dhe e diskredituar

 Sociologu Ergys Mërtiri analizoi situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe rolin që po luajnë figura të ndryshme në krah të Sali Berishës.

 


“Bylykbashi, Bardhi, Tabaku, Ali Mehmeti... këta mendojnë se kanë të ardhme politike duke ndjekur Berishën, por do të groposen bashkë me të. Ai të përdor dhe të shpërdor sa herë t’i dojë qejfi,” deklaroi Mërtiri, duke shtuar se “Berishës nuk ia hedh dot askush”.

 

Mërtiri veçoi Ali Mehmetin si një nga të paktët që ka treguar kurajë, duke ndërmarrë aksione politike dhe duke kërkuar rinumërim votash në Tiranë. Por megjithatë, ai shtoi: “Ali Mehmeti nuk ka qëndrim kritik ndaj Berishës. Ai nuk ka pasur kurajën t’i vërë gishtin plagës që i prodhon të gjitha plagët.”

 

Sipas tij, problemi thelbësor i PD-së është mungesa e një grupimi që të përballet realisht me Berishën: “E mbajnë si zot. Nuk ka një forcë që ta detyrojë të largohet. Politika e Berishës është: kompromentoje që ta kesh në kontroll. Këtë e ka bërë 35 vjet.”

 

Në vijim të bisedës, Mërtiri kritikoi kthesat politike të figurave si Gazment Bardhi dhe të tjerë që dikur ishin kundër Berishës, por tani janë kthyer në mbështetës të tij. “Të gjithë këta janë të kompromentuar dhe të pabesueshëm. Nëse ikin, njerëzit do t’u qeshin,” tha ai.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot